Përçahen te Barcelona, disa futbollistë dalin kundër Messit

Përçahen te Barcelona, disa futbollistë dalin kundër Messit

09:46, 22/10/2020

Plani i presidentit Bartomeu për të ulur pagat e futbollistëve në vitet e parë të kontratave për t’i dhënë ato në vitet e fundit duket se nuk iu ka pëlqyer aspak lojtarëve të Koeman.

Lojtarët nuk janë aspak dakord me këtë gjë, por jo të gjithë.

Shumica e tyre, përfshirë edhe ata që janë kapitenët e ekipit, kanë firmosur një dokument ku refuzojnë kërkesën e klubit për të bërë këto ndryshime në kontrata.

Por klubi është i përçarë në këtë aspekt, sepse katër futbollistë tashmë e kanë pranuar diçka të tillë dhe kanë vendosur që të ulin pagat e tyre dhe të zgjatin kontratat e tyre.

Ter Stegen dhe De Jong ishin të parët që e pranuan këtë gjë, por grupit iu bashkuan edhe mbrojtësit Pique e Lenglet.

Problemi është se Leo Messi me disa lojtarë të tjerë nuk janë aspak dakord.

Ditën e djeshme ishte parashikuar një takim mes palëve për të biseduar diçka të tillë, por ai takim dështoi dhe Barcelona iu ka dërguar thjesht një dokument futbollistëve për t’ju kërkuar që të jenë bashkëpunues.

Në ditët e ardhshme pritet që të ketë bisedime mes palëve, por duket se Bartomeu ka një tjetër problem për të zgjidhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco