Conte ‘pajtohet’ me barazimin, nuk ka kritika për Interin

Conte ‘pajtohet’ me barazimin, nuk ka kritika për Interin

09:20, 22/10/2020

Antonio Conte mendon se ekipi i tij meritonte të fitonte ndeshjen e parë në këtë edicion në Ligën e Kampioneve për atë që shfaqi në fushën e lojës ndaj Borusia Moenchengladbah.

Pas barazimit 2-2, tekniku deklaroi se skuadra kishte bërë mirë e nuk duhej krahasuar me dramën e vitit të kaluar.

“Duhet të përqendrohemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën, duke dhënë maksimumin. Sigurisht, nuk ishte e thjeshtë të merrnim lajmin në orën 17:00 se Hakimi ishte pozitiv. Deri në mëngjes u stërvit me ne, duhej edhe të luante, ndaj kishim përgatitur disa situata ndryshe. Por është e drejtë të përballesh me këtë situatë dhe i thashë djemve që ta përballojnë me kokën lart. Nuk ishte e lehtë as nga pikëpamja psikologjike, por ata treguan se janë burra para se të jenë lojtarë.

Nuk mund të krahasohet ndeshja e këtij viti me atë të Slavia Pragës. Atëherë nuk bëmë një ndeshje të madhe, sot ndeshja u luajt mirë ndaj një ekipi me potencial. Ishim ne që e bëmë lojën, nuk më kujtohen pritje të Handanoviç, ndërsa ne kishim raste për të fituar sfidën.

Nuk kam çfarë t’u kritikoj djemve, por mund të përmirësohemi, pasi ka disa situata ku ndoshta është bërë ndonjë gabim”, tha Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco