Atalanta shkëlqen në Champions, vlerësimi i ‘Eurosport’ për Berat Gjimshitin

Atalanta shkëlqen në Champions, vlerësimi i ‘Eurosport’ për Berat Gjimshitin

09:03, 22/10/2020

Mbrojtja e Atalantës ndryshon plotësisht kur në radhët e saj është Berat Gjimshiti dhe ky i fundit ka një siguri të admirueshme kur vesh fanellën zikaltër të bergamaskëve.

Kjo është kuptuar edhe mbrëmë në Ligën e Kampioneve, në suksesin 4-0 të skuadrës së tij ndaj Midtjylland në Danimarkë.

Pasi kishte munguar në pjesën e parë të tmerrshme të humbjes në kampionat përballë Napolit, Gjimshiti ndihmoi që ekipi të ruante rrjetën e paprekur.

Ndaj nuk ishte rastësi që ai mori edhe vlerësime shumë pozitive pas duelit që i dha tre pikë të rëndësishme për renditjen në grup klubit italian.

Portali i “Eurosport” i ka vënë atij notën 6,5 në këtë sfidë, duke vlerësuar edhe pjesëmarrjen e tij aktive në fazën sulmuese të skuadrës.

“Kundërshtarët e gudulisin dhe ai gjen kohën edhe të shfaqet përpara. Merr pjesë në mënyrë aktive në aksionin që çon në rezultatin 3-0 të firmosur nga Muriel”, shkruan portali i “Eurosport” për mbrojtësin shqiptar të Atalantës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco