Super Lukaku nuk mjafton për Interin, skuadra e Conte-s frenohet nga Monchenglabach

Super Lukaku nuk mjafton për Interin, skuadra e Conte-s frenohet nga Monchenglabach

23:01, 21/10/2020

Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur ajo mes Interit dhe Borussia Monchenglabach.

Sfida e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve që u mbyll në barazim 2-2 prodhoi mjaft emocione deri në fundin e saj.

Pjesa e parë e sfidës ishte mjaft e vakët, me skuadrat që prodhuan raste të pakta shënimi, ndërsa në të dytën u realizuan plot 4 gola.

Fillimisht ishin zikaltërit që kaluan në avantazh, me anë të Romulu Luakut që u ndodh në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, duke dërguar topin në rrjetë. Mirëpo skuadra gjermane nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë takimin.

Goli i parë për Munchenglabach u realizua nga Ramy Bensebain në minutën e 63-të me penallti , ndërsa golin e përmbysjes së takimit e shënoi Hofmann në minutën e 83-të.

Mirëpo, kur dukej se gjermanët do të dilnin me tre pikë nga kjo sfidë, Romelu Lukaku shënon sërish për zikaltërit, duke barazuar shifrat në minutën e 90-të të takimit.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së mërkurë në Ligën e Kampioneve

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco