Babai i Moise Kean flet për të ardhmen e djalit të tij

Babai i Moise Kean flet për të ardhmen e djalit të tij

22:03, 21/10/2020

Ai ishte një nga afrimet më të befasishme të Paris St-Germain në merkaton e verës. Moise Kean, sulmuesi italian që i përket Evertonit, është huazuar për një sezon në klubin parisien.

Një mënyrë që ai të rigjej formën në një ekip të shkëlqyeshëm, finalist të fundit të Champions League. Ne mund të mendojmë se lojtari është i kënaqur me situatën e tij, por babai i tij nuk e sheh në të njëjtin aspekt.

Gjatë një interviste për “Calcio In Pillole” , Jean Kean, foli për të ardhmen e djalit të tij te PSG: "Ajo që unë dua është që djali im të kthehet të luajë në Itali më sa me shpejt te jete e mundur. Ai u rrit, u bë ai që është sot dhe është më e mira që të kthehet në vendin e tij. Këtë verë, kur kishte zëra për kthimin e Moise te Juventus, unë isha shumë i lumtur dhe shpresoja se ai do të kthehej, por në fund ata preferuan një tjetër lojtar. Edhe pse e di që nuk ka mbaruar këtu, jam i bindur që herët a vonë do ta shohim përsëri në Serie-A” . Mbetet për t’u parë  nëse lojtari do të ketë të njëjtat dëshira si babai i tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco