Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Ndeshja sensibilizuese/ Femrat e Tiranës fitojnë derbin ndaj Partizanit

Ndeshja sensibilizuese/ Femrat e Tiranës fitojnë derbin ndaj Partizanit

21:15, 21/10/2020

Derbi i Tiranës nga tani nuk do të luhet vetëm mes meshkujve. Për herë të parë kjo sfidë ndërqytetase u propozua mes dy skuadrave të femrave të të dyja klubeve (Tirana dhe Partizani), këtë herë dhe me një nismë të veçantë, teksa u zhvillua në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. Si femra, në radhë të parë, pastaj si futbolliste, të dyja ekipet zbritën bashkërisht në fushën e lojës, ku kapitenet e dy skuadrave lexuan dhe një mesazh senzibilizues përpara sfidës, ndërsa për drejtorin e sektorit të futbollit të femrave në FSHF, Florian Riza, kjo sfidë historike derbi mes ekipeve të vajzave, shërben për të dhënë dy mesazhe të qarta.

Takimi u fitua 2-0 nga ekipi i Tiranës, por për trajnerin Edmond Ruco, si rrallë herë, dhe për mesazhin që sfida transmetonte rivaliteti në fushë mes dy ekipeve, nuk i kaloi kufijtë dhe për vetë mesazhin që takimi përcillte.

Ndërsa trajnerja e Partizanit, Berta Lako, shprehu kënaqësinë e saj, por dhe të vajzave, për zhvillimin e këtij derbi me një mesazh të veçantë.

Këtë vit, FSHF e ka vënë si opsionale që çdo skuadër profesioniste duhet të ketë dhe një ekip femrash, ndërsa nga sezoni i ardhshëm kjo do të shndërrohet në një domosdoshmëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco