Thuram-it iu desh të kërkonte emrin e tij në google për të hyrë në stadium

Thuram-it iu desh të kërkonte emrin e tij në google për të hyrë në stadium

19:21, 21/10/2020

Pandemia e koronavirusit, ka bërë që njerëzi të vendosin maska në fytyrë. Mirëpo, shumë njerëz e kanë të vështirë të njohin njëri-tjetrin për shkak të mbulimit të fytyrës.

Një gjë e tillë i ndodhi edhe Marcus Thuram, djalit të Lilian , kampion bote me Francën në vitin 1998. Sulmuesi i Borussia Monchenglabach mbërriti në stadiumin “Giuseppe Meazza”, para duelit me Interin në Ligën e Kampionëve, por në momentin që po futej brenda stadiumit një punojës sigurie nuk e njohur dhe e ndaloi atë, duke i kërkuar një mjet identifikimi.

Timoni kishte harruar lejen e nënshkruar nga klubi dhe ID dhe iu desh të veproi në një mënyrë shumë të veçantë, por efektive. Ai  kërkoi në google emrin e tij, duke i paraqitur  punonjësit të dhënat zyrtare. Më pas punonjësi e la futbollistin të shkonte dhe të merrte pjesë në ndeshje.

Kujtojmë që gjermanët do të përballen me Interin për Grupin B të Champions League nga ora 21:00.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco