La fushën pas 19 minutave lojë, mësohet gjendja e Giorgio Chiellinit

La fushën pas 19 minutave lojë, mësohet gjendja e Giorgio Chiellinit

18:44, 21/10/2020

Lajm i mirë për Juventusin pas fitores (2-0) në Kiev kundër Dinamos në javën e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini iu nënshtrua sot një ekzaminimi pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj skuadrës ukrainase që e detyroi të linte fushën pas 19 minutave lojë.

Mirëpo, për fat të mirë testet mjekësore nuk zbuluan ndonjë dëmtim të muskujve në kofshën e tij të djathtë, kështu që gjendja mbrojtësi do të monitorohet në ditët në vijim. Prandaj është e mundur që Chiellini të kthehet në dispozicion të Andrea Pirlo për Ferencvaros ose për ndeshjen kundër Lazio-s në Serie A, raporton “Sky Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco