Champions/ Real Madrid - Shakhtar Donetsk, formacionet zyrtare

Champions/ Real Madrid - Shakhtar Donetsk, formacionet zyrtare

17:57, 21/10/2020

Real Madrid fillon edicionin 2020-2021 me një duel shumë interesant kundër Shakhtar Donetsk. Në shtëpi, “Los Blanco-s” zgjedhin të luajnë me formacion  4-3-3, me Thibaut Courtois në portë. Marcelo, Eder Militao, Raphael Varane dhe Ferland Mendy përbëjnë mbrojtjen në mungesë të Sergio Ramos. Mesfusha përbëhet nga Luka Modric, Federico Valverde dhe Casemiro. Ndërsa sulmi përbëhet nga, Marco Asensio, Luka Jovic dhe Rodrygo Goes.

Nga ana tjetër, Shakhtar Donetsk i dëmtuar nga Covid-19 duhet të bëjë pa Junior Moraes, Viktor Kovalenko, Alan Patrick, Taison, Yevhen Konoplyanka, Taras Stepanenko ose Mykola Matvienko. Për këtë arsye trajnerit, Luis Castro i është dashur të bëjë disa ndryshime në formacion. Megjithatë, tekniku portugez nuk e ka ndryshuar skemën e lojës, duke hedhur në fushë një formacion 4-2-3-1. Anatoliy Trubin do të mbrojë portën e ukrainasve në këtë duel. Dodo, Valeriy Bondar, Davit Khocholava dhe Viktor Kornienko do të përbëjnë mbrojtjen, ndërsa përpara tyre do të qëndrojnë, Maycon dhe Marcos Antonio. Ndërsa, Dentinho është vendosur në majën e sulmit i mbështetur nga Marlos, Tete dhe Manor Solomon.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco