Gervinho e pranon: Isha pranë nënshkrimit me Inter, por nuk jam i zhgënjyer!

Gervinho e pranon: Isha pranë nënshkrimit me Inter, por nuk jam i zhgënjyer!

16:42, 21/10/2020

Pas shumë thashethemeve në merkaton e verës e kaluar, Gervinho vendosi të flasë mbi këtë çështje në një intervistë për “Talent d'Afrique, ku shpjegoi arsyet që e çuan atë të bllokonte transferimin në Milano: "Unë isha afër nënshkrimit me Inter, klub që e respektoj, por nuk jam i zhgënjyer që nuk firmosa. Jam i lumtur që qëndrova te Parma.

 Klubi mbështetet tek unë dhe ndjehem mirë. Nëse do të kisha luajtur për Interin do të kishte qenë një avantazh për mua dhe për karrierën time, por gjithçka kaloi. Të isha në "orbitën" e zikaltërve  ishte një nder për mua”, përfundoi Gervinho.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco