Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Del Piero ‘thyen’ heshtjen: Kjo është arsyeja përse nuk luan Dybala!

Del Piero ‘thyen’ heshtjen: Kjo është arsyeja përse nuk luan Dybala!

16:41, 21/10/2020

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, thotë se Paulo Dybala nuk luan si titullar për shkak të formë së dobët fizike.

“Nuk kam biseduar me Andrean drejtpërdrejt”, ka nisur Del Piero bisedën e tij me Sky Sport, pas fitores së Zonjës së Vjetër kundër Dynamo Kievit (2-0) në Ligën e Kampionëve.

 “Nëse Andrea do të jetë në gjendje të mbetet aty (në Ligën e Kampionëve) dhe të kualifikohet për fazën e 1/8 së finales dhe të jetë konkurrent për Scudetto, atëherë do të jetë bërë punë të jashtëzakonshme, përndryshe do të gjunjëzohet”.

“Megjithatë, tani nuk është koha e duhur për të folur për këtë çështje, duhet të shohim se çfarë do të ndodhë pas disa javës apo muajsh”.

Dybala? “Sipas mendimit tim, Dybala nuk luan për shkak të formës së tij fizike”, ka thënë Del Piero duke iu referuar situatës së fundit të krijuar me sulmuesin argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco