Arsenal e lë jashtë skuadrës, reagon Mesut Ozil

Arsenal e lë jashtë skuadrës, reagon Mesut Ozil

16:24, 21/10/2020

Ishte në ajër për disa ditë, madje edhe javë , por tani është zyrtare: Mesut Ozil nuk është në listën e e lojtarëve të federuar  nga skuadra e Arsenal sezonin e ri në Premier League.

Kjo do të thotë se 32-vjeçari nuk do të luajë për “Topçinjtë” në këtë sezon. Një zgjedhje kjo e Mikel Artetas, që e ka zhgënjyer pa masë ish-futbollistin e Real Madridit.

“Jam thellësisht i zhgënjyer. Është e vështirë të të qëndrojnë besnikë në ditët e sotme. Jam thellësisht i zhgënjyer për faktin që nuk jam regjistruar në Premier League. Pas nënshkrimit të kontratës sime të re në vitin 2018, i premtova besnikëri klubit që dua, Arsenalit dhe më trishton që besnikëria nuk është e ndërsjellë. Nga java në javë, përpiqesha të mendoja se ekzistonte mundësia e kthimit në ekip dhe për këtë arsye kam qëndruar i heshtur. Para bllokimit për shkak të pandemisë isha i lumtur me ardhjen e trajnerit të ri Mikel Arteta, kisha ndjesi pozitive dhe paraqitjet e mia ishin me të vërtetë pozitive. Pastaj gjërat ndryshuan, përsëri, dhe unë nuk u lejova më të luaja futboll për Arsenalin.”

Mesfushori sulmues, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2021, më tej theksoi:

“Këtu, në Londër, ndihem gjithmonë si në shtëpi, kam shumë miq të mirë në këtë ekip dhe ende ndiej një lidhje të fortë me tifozët e këtij klubi. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi, pavarësisht kësaj që ka ndodhur. Do të luftoj për shansin tim dhe nuk do të lejoj që sezoni im i tetë tek Arsenali të përfundojë kështu. Atje ku do të jetë e mundur do ta ngre zërin kundër padrejtësive.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco