UEFA anulon Europianin e të rinjve

UEFA anulon Europianin e të rinjve

15:00, 21/10/2020

Pas shtyrjes dy herë, UEFA ka vendosur të anulojë përfundimisht Europianin për U-19.

Ky vendim vjen si shkak i përhapjes me shpejtësi të Koronavirusit, që nuk ndalet me infektimet.

Europiani i planifikuar për tu zhvilluar në Irlandën e Veriut është anuluar dhe nuk do të zhvillohet më.

Fillimisht Europiani për U-19 ishte planifikuar të zhvillohej në korrik të këtij viti, por për shkak të situatës së krijuar u shty për në nëntor, diçka që përsëri nuk do të ndodhë dhe për këtë arsye është vendosur që të anulohet dhe të mos luhet më.

Një lajm aspak i mirë ky për shumë të rinj, që ishin përgatitur të luanin në një kompeticion të madh, por situata e krijuar ia u bën të pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco