VIDEO/ Shihni si ka ndryshuar Cristiano Ronaldo pasi u infektua me COVID-19

VIDEO/ Shihni si ka ndryshuar Cristiano Ronaldo pasi u infektua me COVID-19

14:08, 21/10/2020

Cristiano Ronaldo ndodhet i karantinuar në shtëpinë e tij luksoze në Torino, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Ylli portugez është duke pritur momentin që të shërohet dhe të rikthehet në fushë me bardheblutë, më i fortë se kurrë.

Edhe pse i infektuar me virusin që po bën namin në të gjithë botën, CR7 nuk e ka ndalur stërvitjen në shtëpinë e tij.

Ai ka ndarë me ndjekësin në “Instagram”, teksa ishte duke u stërvitur, teksa i ka surprizuar të gjithë me “look”-un e ri.  Ronaldo si asnjëherë më parë është qethur thuajse tullac..

Kujtojmë që ylli i Juventusit doli pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me Portugalinë më 13 tetor, teksa është asimptomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco