Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Pirlo analizon fitoren e parë me Juventusin në Champions

Pirlo analizon fitoren e parë me Juventusin në Champions

11:16, 21/10/2020

Andrea Pirlo e nisi mjaft mirë aventurën e tij si trajner edhe në Ligën e Kampionëve, pasi Juventusi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Dinamos së Kievit, një sfidë që u vulos nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.

Tekniku u bardhezinjve u shpreh mjaft i kënaqur me lojën e të tijve dhe pranoi se po vijon të punojë për të gjetur ekuilibrat në skuadër, ndërsa nuk i kurseu komplimentet për blerjen më të re, italianin Federico Chiesa.

Ndeshja ndaj Dinamos – Dalëngadalë do të gjejmë edhe ekuilibrat në fushë, por mbrëmë ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia dolëm. Humbëm disa raste në pjesën e parë dhe kisha frikë mos kjo do peshonte në ecurinë e lojës, por djemtë ia dolën të bëjnë gjithçka mirë në pjesën e dytë.

Chiellini në qendër – Vendosëm të aktivizojmë Giorgion në qendër, për të qenë të shpejtë në nxjerrjen e topit përpara, por ai u dëmtua shpejt dhe na prishi disi planet. Ka shfaqur një problem që e shqetësonte prej disa kohësh, ndaj vetëm ditët e ardhshme do të dimë më shumë për kohët e rikuperimit.

Ideja e lojës – Në idenë time të lojës, dy anësorët duhet të shtyjnë shumë për të sulmuar thellësitë. Të mos harrojmë që kemi ende jashtë edhe Ronaldon, por edhe Dybalën, që nuk është ende në maksimumin e formës.

Chiesa – Është një futbollist ideal për atë që kemi në mendje. Mbulon mjaft mirë rolin e anësorit të mesfushës dhe sulmon vazhdimisht, duke bërë fiks atë që i kërkojmë.

Dybala – Ka nevojë të luajë dhe të rigjejë formën. E aktivizuam dhe nuk ishte në më të mirën e tij, por kemi kohë për ta rikuperuar dhe vënë në dispozicion të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco