Napoli-Alkmaar në rrezik prej Koronavirusit, Duka sqaron situatën

Napoli-Alkmaar në rrezik prej Koronavirusit, Duka sqaron situatën

11:00, 21/10/2020

Nën petkun e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kreu i FSHF-së Armando Duka ka marrë shpesh telefonata nga mediat italiane, për të dhënë sqarime për çështje të ndryshme që po shqetësojnë futbollin europian në këto kohë pandemie.

Së fundi Duka ka folur për gazetën “Mattio di Napoli”, ku ka sqaruar situatën e krijuar me ndeshjen Napoli – AZ Alkmaar dhe ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së saj, përsa kohë përmbushen kriteret e vendosura në protokollin e përbashkët.

Në klubin holandez kanë rezultuar deri tani 13 futbollistë të prekur nga koronavirusit dhe sfida e planifikuar për nesër në mbrëmje është në rrezik, por jo për Dukën që thekson se nëse nuk do të ketë shtim të rasteve, ndeshja do të luhet normalisht.

“Nuk ka rrezik, pasi kemi një protokoll të qartë dhe të pranuar nga të gjithë federatat europiane. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me klubin holandez, por UEFA nuk po merr në konsideratë shtyrjen e ndeshjes”, u shpreh Duka.

Protokolli i UEFA-s e parashikon qartë që një ndeshje shtyhet vetëm në momentin kur një skuadre i mbeten më pak se 13 futbollistë të pa infektuar dhe aktualisht holandezët kanë më shumë se ky numër në dispozicion, ndaj takimi duhet të luhet.

Gjithsesi në Itali druhen nga ndërhyrja e ASL-së së Napolit, që mund të bllokojë dhe të vendosë në karantinë të gjithë delegacionin holandez, ashtu siç bëri pak ditë më parë me klubin napolitan, të cilit nuk i autorizoi udhëtimin në Torino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco