FOTO/ Presidenti Meta takon kampionin shqiptar të botës: Krenar për ty Robin!

FOTO/ Presidenti Meta takon kampionin shqiptar të botës: Krenar për ty Robin!

09:17, 21/10/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar kampionin e botës në boks, Robin Haxhi Krasniqin.

Pak ditë më parë 33-vjeçari nga Juniku bëri krenar të gjithë shqiptarët, pasi fitoi duelin me gjermanin Dominic Boesel, duke i rrëmbyer titujt kampion në WBA dhe IBO.

 Presidenti Meta ka postuar në faqen e tij në “Facebook” një status për takimin që ka patur me kampionin shqiptar të botës.

Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.

Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!

Krenar për ty Robin!”, shkruan Presidenti Meta në statusin e tij në “Facebook”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco