Man United fiton me frymën e fundit, mposht PSG-në

Man United fiton me frymën e fundit, mposht PSG-në

23:16, 20/10/2020

Manchester United ka zhvilluar një ndeshje spektakolare në sezonin e ri të Champions Leagues.

“Djajtë e Kuq” mposhtën 2-1 Paris Saint Germainin duke konfirmuar një formë fizike të jashtëzakonshme.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, si para dy vitesh, golin e fitores në ‘Parkun e Princave’ e shënoi në fund të ndeshjes. Bruno Fernandes i dha avantazhin 0-1 Manchester Unitedit kur shënoi nga penalltia në minutën e 23’. Vendasit arritën barazimin në minutën e 55’, kur Anthony Martial shënoi autogol.

Për fitoren e Manchester United mendoi Marcus Rashford, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 87’, për 1-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco