Champions/ Lazio fiton bindshëm ndaj Dortmund, debuton Muriqi

Champions/ Lazio fiton bindshëm ndaj Dortmund, debuton Muriqi

23:13, 20/10/2020

Liga e Kampioneve është kthyer dhe për Lazio-n nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Bardhekaltërit mposhtën me rezultatin 3-1 skuadrën e Dortmund në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve.

Italianët e nisën mirë sfidën, pasi që në minutën e 6-të, kaluan në avantazh me anë të Ciro Immobiles. 17 minuta më vonë Lazio do të dyfishonte rezultatin e takimit, pas një autogoli të shkaktuar nga Hitz. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në të dytën ndeshja do të prodhonte edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht ishte skuadra e Dortmund që do të shënonte e para, me anë të Erling Haaland në minutën e 71-të. Sulmuesi norvegjez  ngjalli shpresat e skuadrës së tij për të mos dalë pa pikë nga “Olimpico”.

Mirëpo 5 minuta më vonë ishte Akpa-Akpro q? vulosi suksesin e Lazios, falë një asisti t? Immobiles. Vlen të theksohet se debutuan në Ligën e Kampionëve edhe Thomas Strakosha, qe ishte titullar si zakonisht, e Vedat Muriqi që u aktivizua në minutën e 67′.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së martë në Champions League:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco