'Tajsoni shqiptar' në ring kundër rusit, mësohet data e ndeshjes

'Tajsoni shqiptar' në ring kundër rusit, mësohet data e ndeshjes

19:36, 20/10/2020

Po luhen sot 2 ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League.

Goli i parë për sezonin e ri të këtij kompeticioni është shënuar në ndeshjen midis

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi i njohur si “Tajsoni Shqiptar” do të ngjitet në ring në datën 31 tetor në Soçi, Rusi. Kundërshtar i Seferit do të jetë boksieri i famshëm rus, Murat Gassijev.

“Tajsoni shqiptar”, boksieri nga Korita e Gostivarit, e bëri publik lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Postimi i Nuri Seferit:

Te dashur miq,doja t’ju informoja që në datën 31 Tetor do të zhvilloj ndeshjen time të radhës në Rusi (Soçi). Një ndeshje shumë e vështirë edhe e planifikuar në një kohë shumë të shkurtër, për shkak edhe të situatës që po përjetojmë me Covid-19, por është një sfidë që e kam pranuar me shumë kënaqësi!

Kundërshtari është Murat Gassijev, një super boksier me famë botërore...Me shpresën për fitore, me mbështetjen tuaj morale, me punën time të palodhur edhe me ndihmën e Zotit shpresoj të kalojmë një mbrëmje të paharruar sëbashku!Ju përshëndes e ju jam mirënjohës të gjithëve!

N.S

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco