Fidel Ylli flet pas takimit të Ligës në Ministrinë e Financave: Ju tregoj ku ka ngecur problemi

Fidel Ylli flet pas takimit të Ligës në Ministrinë e Financave: Ju tregoj ku ka ngecur problemi

13:10, 20/10/2020

Ka përfunduar para pak minutash takimi te Ministria e Financave, mes përfaqësuesve të Ligës Profesioniste dhe qeverisë.

Në prononcimin e menjëhershëm pas këtij takimi, deputeti Fidel Ylli u shpreh për mediat:

“Sot kishim takimin e dytë me Ligën Profesioniste të Futbollit. Ishte një takim ku në të shumtën e rasteve problemet e Ligës thuajse janë të zgjidhura, kemi mbetur vetëm te problemi i Ligjit të Sponsorizimit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot.

Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset.

Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin. Do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur”, u shpreh Fidel Ylli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco