Ministrja e braziliane nuk ka mëshirë: Burg për Robinhon, dhunuesi nuk mund të duartrokitet

Ministrja e braziliane nuk ka mëshirë: Burg për Robinhon, dhunuesi nuk mund të duartrokitet

11:46, 20/10/2020

Aventura e Robinhos te Santosi zgjati vetëm një javë. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit, i cili ishte kthyer në klubin ku u rrit duke pranuar nja pagë simbolike prej vetëm 230 euro në muaj, u detyrua të ndërpriste kontratën.

Kjo për shkak të dënimit me 9 vjet burg për dhunë seksuale që drejtësia italiane i  dha në vitin 2017 për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur ishte pjesë e Milanit.

37-vjeçari u kthye në çështje në vendin karioka, aq sa presioni i madh e detyroi klubin e Santosit dhe vetë futbollistin të ndërprisnin kontratën vetëm disa ditë pasi ishte hedhur e zeza mbi të bardhë.

Pati kundërshti nga të gjithë anët, madje Damares Alves, ministrja braziliane e të Drejtave të Njeriut, Familjes dhe Grave, përdori fjalë të forta ndaj lojtarit:

“Burg, menjëherë! Nuk kam fjalë të tjera për të shtuar. E di që e ka apeluar, por tani ka prova të reja audio. Çfarë na duhet akoma? Burgu. Asnjë dhunues nuk mund të duartrokitet.

Pritet vendimi i Apelit, por mendoj se gjithçka është shumë e qartë. Duke parë transkriptimet e asaj që ndodhi më bën të ndiej neveri. Ishte shumë e rëndë kur lexova atë që ishte transkriptuar, sidomos kur ka dalë nga goja e një futbollisti. Ne po flasim për një krim dhe agresori nuk meriton ndonjë konsideratë.

Nuk duhet të bëjmë asnjë lëshim vetëm sepse ai është një lojtar i njohur futbolli. Ai duhet të vuajë dënimin e tij, atje ose këtu, menjëherë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco