Pique u bërtiti shokëve në humbjen me Getafen: K*rva m*ti, a keni gjak!?

Pique u bërtiti shokëve në humbjen me Getafen: K*rva m*ti, a keni gjak!?

10:43, 20/10/2020

Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve nxjerr zbuluar futbollistët apo stafet teknike në komunikimet  mes tyre përgjatë lojës.

Mungesa e brohoritjeve në shkallët e impianteve bën që në plan të parë të dalin britmat e protagonistëve në fushë.

Në takimin e La Ligas, Getafe-Barça, e cila përfundoi me humbjen e parë të katalanëve nën drejtimin e holandezit Ronald Koeman, mbrojtësi Gerard Pique shfryu ndaj shokëve të tij të skuadrës, veprim që u kap nga kamerat dhe u “transkriptua” nga “El Golazo de Gol”.

Në minutën e 71-të, kur Barça po humbiste 1-0 pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Jaime Mata, Getafe krijoi një rrezik më të madh te porta e Netos.

Në këtë moment Pique nuk u përmbajt dhe e shfrenoi gjuhën ndaj shokëve të ekipit: “K*rva mu*i, a keni gjak!?”.

Pak çaste më vonë, Getafe po avanconte lehtësisht drejt portës së Netos dhe qendërmbrojtësi veteran u shfaq përsëri aktiv: “Zgjohu, lëvizni pra, dreqin!”.

Reagimi i Piquesë nuk vlejti për asgjë, sepse “blaugranat” ishin të pafuqishëm për të kthyer rrjedhën e lojës, duke pësuar humbjen e parë në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco