Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

I prekur me Koronavirus...? Myrto Uzuni humbet përballjen me Mesin në Champions

I prekur me Koronavirus...? Myrto Uzuni humbet përballjen me Mesin në Champions

08:35, 20/10/2020

Myrto Uzuni i pafat! Sulmuesi i Kombëtares nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Kjo për shkak të Koronavirusit, që është duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë Europën, teksa i prekur i radhës ka qenë futbollisti beratas, i cili nuk figuronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampionatin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve.

Kësisoj, shqiptari nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve.

Uzuni humbet kështu përballjen historike me Lionel Mesin në “Camp Nou”. Një ëndërr e djegur për talentin beratas.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e klubit për mungesën e Uzunit.

Mësohet se futbollisti nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, thjesht pret që tamponi të dalë dy herë negativ për t’u kthyer përsëri në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco