Pas 27 ditësh, mbrojtësi i Milanit shërohet nga COVID-19

Pas 27 ditësh, mbrojtësi i Milanit shërohet nga COVID-19

21:14, 19/10/2020

Leo Duarte është më në fund i lirë dhe i gatshëm për Stefano Piolin.

Pas 27 ditësh ai ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 dhe sw shpejti do të rikthehet në fushën e blertw.

Në derbi Stefano Pioli luajti pa asnjë qendërmbrojtës në stol, pasi të vetmit që kishte në dispozicion, ishin titullarët Kjaer e Romagnoli, megjithatë tekniku i Milanit mund të marrë frymë lirisht para ndeshjes ndaj Celtic në Europa League.

Kjo pasi braziliani Leo Duarte ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe nga dita e nesërme mund të nisë përgatitjet me ekipin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco