Kapiteni i Liverpoolit: VAR-i manipulohet, e bëjnë golin të duket i parregullt

Kapiteni i Liverpoolit: VAR-i manipulohet, e bëjnë golin të duket i parregullt

15:49, 19/10/2020

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka reaguar ashpër kundër VAR-it për golin e anuluar, që do t’i jepte fitoren 3-2 në derbin me Evertonin.

Mesfushori mendoi se i dhuroi fitoren skuadrës së tij në minutën e 92-të, por VAR-i anuloi gjithçka për një pozicion të dyshimtë jashtë loje të Mane, duke e lënë rezultatin në “Goodison Park” 2-2.

Vendimi dukej shumë i vështirë për t’u kuptuar dhe Henderson tha për “BT Sport” se VAR-i manipulohet: “Duhet të jetë pozicion jashtë loje me VAR. Kjo është ajo që të gjithë duan. Mendoj se ndonjëherë ata përkulin vijat për ta bërë pozicion të parregullt. Nuk jam i sigurt sesi e bëjnë, por e kam parë më përpara. Është zhgënjyese që nuk arritëm të fitojmë. Mendoj se luajtëm shumë mirë dhe e merituam ta fitonim ndeshjen. Evertoni duhet të jetë i kënaqur me barazimin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco