Futbollistët e Bayernit zhvishen në dhomën e shkollës, reagimi i trajneri Flick

Futbollistët e Bayernit zhvishen në dhomën e shkollës, reagimi i trajneri Flick

13:42, 19/10/2020

Për arsye të pandemisë, skuadra e Bajernit nuk përdori si zakonisht dhomën e zhveshjes në stadiumin e Bilefeldit, por një dhomë të sajuar në një shkollë filloreje që ndodhej aty pranë.

Kjo, pasi në stadium, dhoma e zhveshjeve nuk i plotësonte kushtet sipas protokollit të hartuar nga Ministria e Higjienës për ndeshjet e Bundesligës.

Gjithsesi, skuadra vendëse kishte organizuar në mënyrë perfekte kalimin nga stadium për te shkolla që qëndronte skuadra e Bayernit.

Madje, pas ndeshjes, ishte vetë trajneri Hansi Flick ai që lavdëroi organizatorët për punën e bërë.

“Nuk e shkelëm tokën fare. Ecëm mbi një tapet, gjithçka ishte perfekte”, pohoi Flick.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco