FOTO/ Armando Broja përzgjidhet në formacionin e javës në Holandë

FOTO/ Armando Broja përzgjidhet në formacionin e javës në Holandë

11:53, 19/10/2020

Armando Broja në formacionin e javës në “Eredivisie”. Sulmuesi i Kombëtares, pas dy ndeshjeve me kuqezinjtë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, ka bërë heroin ditën e djeshme duke i dhënë 3 pikë Viteses, në debutimin e tij si titullar.

Golin e parë në fushën e Den Hag, 19-vjeçari e realizoi në minutën e 32-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, Vitese mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Tanane.

Djaloshi ndjek aksionin dhe topin e grushtuar nga portieri kundërshtar, e dërgon me gjuajtje të fortë me të djathtën në rrjetë.

Në minutën e 71- të, Broja konfirmon se kjo ishte dita e tij. Me një shpërthim spektakolar, sulmuesi shmangu bukur dy mbrojtësit e Den Hag, dhe me një goditje tokazi me të majtën, shënon për 0-2.

Pikërisht për shkak të paraqitjes së shkëlqyer, sulmuesi kuqezi është përzgjedhur mes më të mirëve të javës që lamë pas, duke u vendosur në formacionin e më të mirëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco