Kaka parashikoi rezultatin e derbit Inter-Milan

Kaka parashikoi rezultatin e derbit Inter-Milan

08:41, 19/10/2020

Rikardo Kaka dhe një lidhje e gjatë dashurie me Milanin. Braziliani pak ditë më parë u rikthye të fliste për “La Gazzetta dello Sport” dhe e bën sikur të mos ishte larguar kurrë nga ngjyrat kuqezi dhe nga Italia, pra Milano e tij.

Gjatë intervistës së disa ditëve më parë u shpreh se gjithmonë e ndjek Milanin, një klub që e mban në zemër.

Ish-numri 22, fitues i “Topit të Artë” në vitin kur mori i vetëm skuadrën kuqezi mbi shpinë, mes deklaratave bëri edhe një parashikim për derbin e luajtur ditën e shtunë mes Interit dhe Milanit në “San Siro”, asgjë më pak se rezultatin: “Si përfundon? Fitojmë ne 2-1, por çfarë përpjekjeje do të jetë!” Gjithçka e saktë nga Kaka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

tirana19/10/2020 13:45

Me te vertete Kaka do te mbahet mend si nje nga futbollistet me te famshem braziljane qe kane hyre ne historine e Milanit te Berluskonit , mbi te gjitha si nje djalle fisnik dhe i edukuar .

Shto koment

Denonco