Ndeshje spektakolare, Sasuolo fiton me përmbysje ndaj Bolonjës

Ndeshje spektakolare, Sasuolo fiton me përmbysje ndaj Bolonjës

14:49, 18/10/2020

Në kuadër të javës së 4-rt në Serie A, Sasuolo udhëtoi për në “Renato Dall'Ara” për t'u përballur me Bolonjën.

Pas fitores ndaj Crotones (4-1) para ndeshjeve të kombëtareve, Sasuolo kërkonte fitoren edhe në këtë transfertë të vështirë.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Roberto De Zerbi, pasi Soriano kaloi vendasit shumë shpejt në avantazh(1-0, 9). Megjithatë, disa minuta më vonë, Berardi vendosi baraspeshën e ndeshjes (1-1, 18).

Mirëpo, Bolonja nuk u dorëzua kollaj dhe kaloi sërish në avantazh me Svanberg (2-1, 39). Më pas, Orsolini mendoi t’i jepte goditjen e fundit Sasuolo-s(3-1, 60).

U duk se gjithçka përfundoi, por nuk ishte kështu. Sasuolo arriti të përmbys gjithçka në 4-3. Në minutën e 64’ ishte Djuricic që shënoi për miqtë (3-2), ndërsa gjashtë minuta më vonë, Caputo përfitoi nga një gabim i mbrojtjes dhe dërgoi topin në rrjetë (3-3, 70).

Për të bërë përmbysjen e Sasuolos mendoi mbrojtësi i Bolonjës, Tomijasu, i cili shkaktoi autogol (3-4, 77).

Ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit të Sasuolo, tani kalon në vendin e dytë me 10 pikë, pas 4 javëve të para, ku kanë regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco