Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

I vuri dorën në qafë asistetes, merret vendimi për Sergio Agueron

I vuri dorën në qafë asistetes, merret vendimi për Sergio Agueron

13:31, 18/10/2020

Në ndeshjen e ditës së djeshme mes Manchester City-t dhe Arsenal (1-0), Sergio Aguero ishte protagonist i një episodi mjaft të diskutuar.

Pas një faulli afër këndit, sulmuesi i vuri dorën në qafë asistetes Sian Massey-Ellis dhe ai veprim është kritikuar nga shumë persona në Britaninë e Madhe.

Gjithsesi organi qeverisës i gjyqtarëve në Angli (PGMOL), nuk e ka marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj tij, pasi nuk e ka quajtur atë një veprim agresiv apo kërcënues.

Gjithashtu edhe trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola i doli në mbrojtje lojtarit të tij.

“Çfarë thoni djem, po e teproni tani! Sergio është njeriu më i këndshëm që kam takuar në jetën time. Shikoni për probleme diku tjetër, jo tek ai episod”, është shprehur Guardiola, i ngacmuar mbi veprimin e bërë nga sulmuesi argjentinas. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Anglez mo19/10/2020 20:56

Merruni me turi Piçkford.

Shto koment

Denonco