Liga e Kampioneve/ Arbitri kosovar gjykon ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros

Liga e Kampioneve/ Arbitri kosovar gjykon ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros

12:24, 18/10/2020

Arbitri kosovar me pasaportë zvicerane, Bekim Zogaj, do të jetë në stadiumin e madh “Camp Nou” ditën e martë, teksa do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencarosos.

Zogaj, i cili gjykon në kampionatin zviceran, është zgjedhur nga UEFA, si një nga anësorët e gjyqtarit kryesor Sander Sharër për ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Kjo do të jetë hera e parë që një gjyqtar shqiptar do të ndajë drejtësinë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu ndeshja e së martë do të jetë e veçantë edhe për sulmuesin e Kombëtares, Myrto Uzuni, pasi do të përballet me një skuadër si Barcelona dhe një lojtar të madh si Mesi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco