Manchester City ka në plan të blejë Lionel Messin në janar!

Manchester City ka në plan të blejë Lionel Messin në janar!

10:27, 18/10/2020

Disa muaj më parë, Lionel Messi dërgoi në klub një “burofax”, ku i kërkonte drejtuesve që ta linin të lirë të largohej nga Barcelona.

Shumë skenarë dhe hipoteza u ngritën në mediat e krejt botës. Emra klubesh me potencial financiar u panë si destinacione të mundshme të yllit argjentinas. Ndër to, Manchester City qëndronte në “pole”. Skuadra e Pep Guardiolës, ishte shumë pranë arritjes së këtij transferimi, mirëpo në fund, Messi qëndrojë te katalanasit, duke respektuar kontratën.

Por siç duket, Manchester City nuk është dorëzuar ende për transferimin e Lionel Messi.

Në të vërtetë, brenda një viti, një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave do të jetë pa kontratë (në qershor të vitit 2021, Messit i skadon kontrata me Barcelonën). Këtë herë, Messi do të jetë në gjendje të largohet nga klubi i Barçës.

Në edicionet e sotme, shtypi anglez zbulon se Manchester City nuk e ka braktisur opsionin që çon te Messi. “Daily Star” shpjegon se “Qytetarët” janë gatshëm të ofrojnë 15 milionë funte (16.5 milionë euro), blaugranëve për Messin. Këtë ofertë City pritet ta nisin gjatë merkatos së janarit. Man City synon t’i ofrojë Barcelonës para, për ta transferuar lojtarin, me idenë që katalanasit të përfitojnë sadopak nga kartoni i argjentinasit, që në verë del si lojtar i lirë.

Mirëpo, ky operacion është i pamundur, pasi Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Barça në janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco