Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Gattuso: Napoli dëshironte të luante kundër Juventusit

Gattuso: Napoli dëshironte të luante kundër Juventusit

09:17, 18/10/2020

Më 4 tetor ishte planifikuar për t’u luajtur takimi mes Juventusit dhe Napolit në Serie-A. Mirëpo, kjo ndeshje nuk u zhvillua pasi “të kaltrit” nuk u lejuan të dalin jashtë Napolit, pasi dy futbollistë të tyre rezultuan pozitiv me koronavirus.

Mosparaqitja në ndeshjen ndaj bardhezinjëve i kushtoi shtrenjtë ekipit të Napolit, pasi u dënuan nga gjykata sportive.

 Gjykata vendosi fitore 3-0 në tavolinë për bardhezinjtë dhe -1 pikë për napolitanët. Kjo ngjarje shkaktoi mjaft debate në Itali, pasi u tha se Napoli nuk dëshironte të udhëtonte në Torino. Mirëpo, nuk është i të njëjtit mendim trajneri i napoletanëve, Genaro Gattuso, i cili është ndjerë i fyer nga këto debate.

Në një prononcim për “Sky Sport” pas fitores 4-1 ndaj Atalantës, Gattuso deklaroi se ekipi i tij dëshironte të udhëtonte për në Torino.

“Dëgjoj të thuhet se ne nuk donim të shkonim, kjo nuk është e vërtetë. Juventusi është aktualisht në ndërtim e sipër dhe unë kisha ndjesinë se do të luanim këtë ndeshje siç bëmë sot (dje). Jam i zemëruar që nuk na lanë të shkonim”,  shtoi tekniku italian.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco