Rroca: Jam ambientuar shpejt, pres ftesë nga kombëtarja

Rroca: Jam ambientuar shpejt, pres ftesë nga kombëtarja

08:38, 18/10/2020

Eduart Rroca është përshtatur më së miri në futbollin turk, pasi sot luajti sërish titullar dhe ishte protagonist absolut në fitoren 0-3 të Istanbulspor në transfertë, pasi shënoi dy golat e parë dhe asistoi të tretin.

Fantazisti që më herët ka spikatur me Luftëtarin e Kukësin në Kategorinë Superiore dha një prononcim për SuperSport, ku foli për aventurën në kampionatin turk dhe dëshirën p?r të veshur fanellën e Kombëtares.

Duket se jeni ambientuar shumë shpejt n? Turqi…
Jam ambientuar shumë mirë dhe më vjen mirë që sot arrita të shënoj edhe gola. Luanim përballë një kundërshtari shumë të fortë, që ashtu si ne pretendon ngjitjen n? elitë, ndaj fitorja na gëzoi dyfish. Jam i lumtur që jo vetëm morëm maksimumin, por shënova dy gola, që do të më shërbejnë edhe më shumë në aspektin moral.

Shohim që përqafoheni me Abazajn, të cilin e keni sërish shok skuadre…
Jemi sërish bashkë dhe e vërteta është që Abazajn e kam marrë unë me vete në të tre skuadrat, pasi kam shkuar para tij edhe te Luftëtari, edhe te Kukësi, por edhe këtu. Pikërisht për këtë Kristali më ka premtuar që kur të ndërrojë skuadër herë tjetër, do më marrë me vete.

Cilin lojtar tjetër do të donit të merrnit me vete nga Superiorja?
Ka shumë lojtarë në Superiore, që mund të luajnë fare mirë këtu. Nuk dua të them emra, por disa futbollistë të Kukësit do të përshtateshin shumë mirë këtu.

E prisni një ftesë nga Kombëtarja?
Të them të drejtën e pres dhe e kam ëndërr, por jam i përqendruar të bëj maksimumin me klubin dhe të rritem sa më shumë. Kombëtarja është aty dhe ka nevojë për lojtarë të mirë, ndaj nëse unë jam në formë, do të vijë edhe thirrja.

Cili është sekreti i këtij ambientimi kaq të shpejtë?
Negociatat me drejtuesit e Istanbulspor unë i kam nisur shumë më herët se para se të vija këtu dhe gjatë kësaj kohe kam folur vazhdimisht edhe me trahnerin. Pata ardhur edhe në Turqi për të folur nga afër me trajnerin, por edhe këtu na kanë pritur shumë mirë si mua, edhe Abazajn.

Pse mbani numrin 61 në fanellë?
Presidenti i skuadrës është nga Trabzoni dhe prefiksi i këtij qyteti është 61. Ishte presidenti që shprehu dëshirën të mbaja këtë numër dhe unë ia plotësova.

Ju vjen keq që në Superiore nuk po luhet ende?
Jam i informuar, pasi flas vazhdimisht me shokët që luajnë atje, ndaj shpresoj të zgjidhen sa më shpejt këto probleme dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit.

Keni folur me shokët tuaj, a paguhen ata gjatë kësaj kohe?
Ne të gjithë e dimë se ka pasur raste kur nuk jemi paguar edhe pse kemi luajtur, jo më të rrish pa luajtur që bëhet më e vështirë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco