Real Madridi turpërohet në shtëpi nga ekipi debutues në La Liga

Real Madridi turpërohet në shtëpi nga ekipi debutues në La Liga

22:29, 17/10/2020

Real Madridi pësoi humbje shokuese në fushën e tij nga Cadiz me rezultatin 0-1.

Kampionët në fuqi të Spanjës dështuan të merrnin maksimumin ndaj kundërshtarëve andaluzianë që këtë sezon janë ngjitur në La Liga.

Miqtë realizuan pas një përgjumjeje dhe mungese pozicionimi të saktë mbrojtësve madrilenë pas 16 minutave lojë.

Ekipi i Zidane dominoi vetëm në qarkullimin e topit, teksa goditi dy herë drejt portës nga 14 tentativat që kishte.

Kjo humbje ndez alarmin për ecurinë e sezonit, teksa “Los Blancos” po vuajnë në repartin ofensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco