Manchester Cityt i mjafton goli i vetëm i Sterling ndaj Arsenalit

Manchester Cityt i mjafton goli i vetëm i Sterling ndaj Arsenalit

21:46, 17/10/2020

Pas një humbjeje dhe një barazimi, Manchester City u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Arsenalin në “Etihad Stadium”, ku kishte edhe një sfidë brenda sfidës mes Guardiolës e Artetës, me këtë të fundit që ka qenë ndihmës i trajnerit të “citizens”.

Sfida u vendos në minutën e 23-të, kur portieri Leno grushtoi një gjuajtje të Agueros, por topi u kthye te Sterling, që u tregua i saktë dhe dërgoi sferën në rrjetë.

Më pas i gjithë 90-minutëshi u zhvillua me City-n që dominonte kontrollin e topit dhe Arsenalin që zbriste rrezikshëm për të gjetur golin e barazimit, por gardiani i skuadrës nga Manchesteri, Ederson, u tregua në lartësinë e detyrës, duke neutralizuar tentativat në kuadratin e tij.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 4 javësh, ndërsa Arsenali mbetet në kuotën e 9 pikëve, por me 5 ndeshje të luajtura, ku ka regjistruar 3 fitore dhe dy humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco