VIDEO/ Ibrahimovic vendos derbin, Lukaku s’i mjafton Interin

VIDEO/ Ibrahimovic vendos derbin, Lukaku s’i mjafton Interin

20:08, 17/10/2020

Milani rigjen suksesin në derbi pas thuajse 5 vitesh, pasi mposhti Interin 1-2 në një sfidë të vendosur nga Zlatan Ibrahimovic, që shënoi dy herë në portën e Handanovic, duke zhvlerësuar golin e Lukakut për zikaltrit.

Sulmuesi suedez shënoi fillimisht në minutën e 13-të, ku edhe pse gaboi nga pika e bardhë, e rikuperoi po vetë, duke e dërguar në rrjetë topin e rikthyer nga pritja e Handanovic.

Ibra realizoi edhe golin e dytë në të 16’, ndërsa Lukaku në minutën e 29-të shkurtoi diferencën, duke i dhënë shpresë Interit, por gjithsesi deri në fund rezultati nuk ndryshoi.

Milani mbetet i vetëm në krye të renditjes, duke marrë pikët e plota në 4 ndeshjet e zhvilluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco