Tirana nuk e lëshon talentin e saj, rinovon kontratën me Ernest Muçin

Tirana nuk e lëshon talentin e saj, rinovon kontratën me Ernest Muçin

19:47, 17/10/2020

Tirana ka bindur sulmuesin e tij Ernest Muçin të qëndrojë edhe për një sezon në shtëpinë bardheblu.

Lajmi u dha nga 25-herë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare.

Pas një periudhe të gjatë negociatash, ku përflitej se Muçi mund të transferohej jashtë vendit drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë ia dolën të sigurojnë edhe për një sezon shërbimet e futbollit të Shqipërisë U21.

Muçi realizoi 7 gola në sezonin e fundit kampion të Tiranës, shumica duke i shënuar si lojtar zëvendësues.

Pas largimit të Majkëll Ngo, ai fitoi vendin e titullarit tek ekipi i Emanuel Egbo.

Kontributi i tij do të jetë mëse i vlefshëm edhe për këtë edicion për 25-herë kampionët e Shqipërisë.

Njoftimi i Tiranës

“Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco