Nainggolan mposht Koronavirusin, i gatshëm për Championsin

Nainggolan mposht Koronavirusin, i gatshëm për Championsin

19:27, 17/10/2020

Ndërkohë që Interi është i impenjuar në derbin e Milanos ndaj Milanit, vijojnë të vijnë lajme të mira nga përgjigjet e tamponëve, sepse pas Alessandro Bastonit mbrëmjen e djeshme, sot ka qenë radha e Radja Nainggolan që të njoftojë se është shëruar.

Testimi i fundit që ka kryer belgu, ka rezultuar negativ, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë numri 44 i zikaltërve nëpërmjet një postimi në Instagram, ku nuk ngurron të inkurajojë edhe shokët e tij të skuadrës.

Interi u paraqit në derbi me 8 mungesa të rëndësishme, 6 prej të cilave për shkak të koronavirusit, një për pezullim e një tjetër për dëmtim, por për sfidën e të mërkurës në Ligën e Kampionëve, zikaltrit do të kenë në dispozicion të paktën edhe Bastonin e Nainggolan.

Që të dy këta futbollistë mund të nisin stërvitjen nën urdhrat e Contes që ditën e nesërme, ndërsa tekniku zikaltër shpreson që deri të hënën të rikuperojë edhe futbollistë të tjerë si Radu, Young, Gagliardini e Skriniar, me këtë të fundit që vijon të jetë në izolim më Sllovaki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco