Zbulohet arsyeja e mungesës së Sulejman Starovës në ceremoninë e presidentit Meta

Zbulohet arsyeja e mungesës së Sulejman Starovës në ceremoninë e presidentit Meta

12:08, 17/10/2020

Trajneri i njohur, Sulejman Starova është prekur nga koronavirus.

Një ditë më parë, 64 vjeçari nuk mori pjesë në ceremoninë e çmimit “Mjeshtër i Madh” që presidenti Ilir Meta i akordoi për kontributin në sport (çmimin e tërhoqi vajza e Sulejman Starovës).

Ndërsa, sot mesojmë se Starova e kishte të pamundur të lëvizte nga banesa pasi është në izolim dhe sëbashku me bashkëshorten janë testuar pozitiv me Covid-19.

“Jam pozitiv me covid dhe e kisha të pamundur të lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni. Bashkë me bashkëshorten po qëndrojmë në izolim pasi edhe ajo është pozitive. Tani jam mirë por ditët e para ka qenë e vështirë, me kollë dhe temperaturë”, tha Starova për “News Sport.al”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco