FOTO/ Shqipëria barazoi në Lituani, ja kush e merr kreun e grupit

FOTO/ Shqipëria barazoi në Lituani, ja kush e merr kreun e grupit

23:21, 14/10/2020

Bjellorusia udhëheq grupin 4 në Ligën C (Liga e Kombeve) teksa mposhti në shtëpi Kazakistanin.

Ekipi përfaqësues bjellorus fitoi bindshëm ndaj rivalëve kazakë.

Pas përfundimit të ndeshjeve të 4-ta të Ligës së Kombeve, skuadra bjelloruse kryeson me 7 pikë, duke lënë pas në vendin e dytë Lituaninë dhe në të tretin Shqipërinë me nga 5 pikë secili.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin në tokën lituaneze, edhe pse e dominuan sfidën gjatë 90 minutave.

Për shkak të bilancit më të mirë në dy ballafaqimet, Lituania renditet në vendin e dytë para kombëtares sonë teksa në dy përballje ka grumbulluar 4 pikë.

Kazakistani zbret në vendin e fundit me 4 pikë.

Shqipëria luan dy ndeshjet e ardhshme në tokën e saj dhe ka sërish mundësinë të synojë vendin e parë në grupin 4 të Ligës C.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco