Berisha: Jam i kënaqur me lojën, por i zhgënjyer me rezultatin

Berisha: Jam i kënaqur me lojën, por i zhgënjyer me rezultatin

20:38, 14/10/2020

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, ishte i kënaqur me përformancën që Shqipëria bëri në sfidën e sotme ndaj Lituanisë. Në prononcimin pas ndeshjes, gardiani kuqezi u shpreh:

“Përveç që rezultatit që jam i zhgënjyer, Kombëtarja ka bërë ndeshje të mirë, sot tregoi vlerat e veta. Kemi pasur një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë. Bëmë detyrën tonë, e përgatitëm lojën në mënyrën më të mirë të mundshëm. Në ndeshjen e ardhshme duhet të fitojmë. Gjithçka varet nga ne.

Kanë munguar lojtarë, edhe pse ka pasur lojtarë të rinj, tani Kombëtarja ka krijuar identitet të vetin dhe dimë çfarë duam, duke krijuar raste për të shënuar. Gjërat e tjera, golat do vijnë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të bukur. Për këtë jam i kënaqur”, u shpreh Berisha për “Supersport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco