Islanda pa trajnerë dhe staf teknik për ndeshjen ndaj Belgjikës

Islanda pa trajnerë dhe staf teknik për ndeshjen ndaj Belgjikës

20:12, 14/10/2020

Pandemia Covid-19 vazhdon të prek ekipet kombëtare. Përfaqësuese Islandeze në fakt do t’i duhet të bëjë pa trajnerin Erik Hamren dhe të gjithë stafin e tij teknik në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Belgjikës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tekniku, si dhe bashkëpunëtorët e tij, u vendosën në karantinë, pasi një prej stafit rezultoi pozitv me koronavirus.

 Një vendim që nuk shqetëson lojtarët,  të cilët do të zbresin në fushë për të luajtur ndaj belgëve. Grupi, siç është njoftuar nga federata Islandeze, do të drejtohet nga trajneri i 21 vjeçarëve, Arnar Thor Vidarsson, me bashkëpunimin e trajnerit e 17 vjeçarëve, David Snorri Jonasson, ndërsa Thordur Thordarson, trajneri i femrave U19, do të trajnoi portierët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco