Kuqezinjtë harrojnë të shënojnë, Lituania u bëhet sërish ‘barrikadë’

Kuqezinjtë harrojnë të shënojnë, Lituania u bëhet sërish ‘barrikadë’

19:58, 14/10/2020

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti në transfertë me Lituaninë ndeshjen e katërt të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve, shkruan Syri.net.

Ashtu si tre ditë më parë në Kazakistan, edhe në fushën e Vilniusit kuqezinjtë barazuan pa gola, duke marrë vetëm 1 pikë nga 3 që synonin.

Rastet për të besuarit e Edi Rejës nuk munguan, madje në pjesën e parë patën pretendim për penallti, por rruga e rrjetës nuk u gjend.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi dhe tashmë Shqipëria ka 5 pikë, aq sa edhe Lituania që momentalisht ndodhet më lart për shkak se na ka mundur në ndeshjen e parë në fushë tonë.

Pritet sfida Bjellorusi-Kazakistan për të përcaktuar renditjen e grupit pas ndeshjeve të katërta.  

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që kuqezinjtë nuk shënojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco