Miqësore/ Dinamo dhe Vllaznia ndahen në barazim pa gola

Miqësore/ Dinamo dhe Vllaznia ndahen në barazim pa gola

19:08, 14/10/2020

Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e zhvilluar ditën e sotme në “Pezë-Helmes” mes Dinamos dhe Vllaznisë. Një paraqitje dinjitoze kjo për blutë e kryeqytetit, përballë shkodranëve, të cilët këtë sezon të ri, vijnë me ambicie të mëdha, falë edhe afrimeve të shumta në merkato.

Të dy trajnerët hodhën në fushë nga minuta e parë lojtarët më në formë të momentit, ndërkohë që në pjesën e dytë, zëvendësimet ishin të shumta, duke iu dhënë mundësinë e aktivizimit, thuajse të gjithë lojtarëve që ishin në dispozicion për këtë takim.

Kujtojmë që këtë sezon Dinamo do të militojë në Kategorinë e Parë. Objektivi primar i bluve është rikthimi në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë shkodranët e Vllaznisë, do të synojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Gjithmonë nëse bojkoti merr fund, dhe topi fillon të lëvizë…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco