Cristiano Ronaldo 'zbarkon' në Torino

Cristiano Ronaldo 'zbarkon' në Torino

17:55, 14/10/2020

Pas infektimit me koronavirus, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi me kombëtaren dhe vendosi të udhëtoi në drejtim të Torinos. Në pamundësi për të marrë pjesë në ndeshjen e Portugalisë, 35 vjeçari u largua në drejtim të Italisë me avion privat, duke respektuar rregullat shëndetësore. CR7-tës tashmë i duhet të qëndrojë i izoluar në shtëpi, duke respektuar rregullat e qeverisë italiane.

Image

"Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me një fluturim të autorizuar nga autoritetet shëndetësore kompetente me kërkesë të lojtarit. Ai tashmë do të qëndrojë i karantinuar në shtëpinë e tij," njoftoi Juventus në një deklaratë.

Ronaldo do të humbasë ndeshjet e radhës të klubit të tij. Ronaldo do të mungojë në ndeshjet e Serie A kundër Crotones dhe Veronës si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Kiev dhe shpreson të jetë në ndeshjen kundër Barcelonës më 28 tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco