Merret vendimi për ndeshjen Juventus - Napoli

Merret vendimi për ndeshjen Juventus - Napoli

17:38, 14/10/2020

Është vendosur. Juventus fiton në tavolinë 3:0 ndeshjen kundër Napolit, e cila nuk ishte zhvilluar më 4 tetor, për shkak të mos paraqitjes në fushë të skuadrës mike.

"Të kaltërit" nuk ishin paraqitur në fushë, pasi nuk ishin të lejuar të udhëtonin drejt Torinos nga prefektuara e Napolit, që kishte detyruar izolimin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattosso.

Pavarësisht se dihej që Napoli nuk do të udhëtonte, Federata Italine e Futbollit nuk e kishte anuluar ndeshjen, me Juventusin që ishte paraqitur në fushë.

Vendimi për rezultatin e kësaj ndeshje përfundoi në Gjykatën Sportive, e cila sot ka vendosur në favor të Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ e fiton 3:0 ndeshjen, ndërsa Napoli penalizohet me minus një pikë, shkaku i mos paraqitjes në atë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco