Antonin Panenka fiton betejën me Covid-19, legjenda e futbollit lë spitalin

Antonin Panenka fiton betejën me Covid-19, legjenda e futbollit lë spitalin

17:19, 14/10/2020

Ish-futbollisti çek, Antonin Panenka, i famshëm për ekzekutimin e  penalltisë në Europianin e 1976 që e bëri emrin e tij pjesë Të terminologjisë së futbolli, ka lënë ditën e sotme spitalin, ku po trajtohej pas infektimit me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë djali i legjendës çeke,  Tomas Panenka për faqen e klubit të Bohemia-s, ku luante mesfushori i famshëm dhe i të cilit ai është presidenti nderi.

Image

“Babai im tashmë ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpi. Ai ka rezultuar negativ në testet e fundit. Ka ende pneumoni, por mjekët thonë se nuk ka më nevojë të qëndrojë në spital,” përfundoi djali i Antonin Panenka-s. Ish-futbollisti 71-vjeçar ishte shtruar në repartin e kujdesit intensiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco