De Biasi viziton ‘Shtëpinë e Futbollit’: Ka ndryshim me fillimet e mia në Shqipëri

De Biasi viziton ‘Shtëpinë e Futbollit’: Ka ndryshim me fillimet e mia në Shqipëri

17:14, 14/10/2020

Ish-trajneri që shkroi historinë me Kombëtaren shqiptare, Giani De Biasi, përfitoi nga prezenca në Shqipëri me përfaqësuesen e Azerbajxhanit për të vizituar ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet.

Tekniku italian mbeti i impresionuar dhe vlerësoi investimet e bëra në infrastrukturë.

De Biasi e cilësoi “Shtëpinë e Futbollit” një projekt madhor, teksa nuk nguroi të bënte krahasime edhe me fillimet e tij në Shqipëri, duke u shprehur:

“Ky është projekt vërtetë madhor dhe mund të them se është bërë një punë e shkëlqyer. Kur e krahasoj me fillimet e mia në Shqipëri, ka një ndryshim shumë të madh dhe pozitiv veçanërisht në drejtim të infrastrukturës. Ndihem vërtetë mirë të shikoj këto investime dinjitoze”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco